
Kurti flet pas humbjes 3 me 0 ndaj rumunëve: Sfidat tejkalohen më lehtë bashkë

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar pas lojës së mbrëmshme të Kosovës me Rumaninë, e cila pësoi humbje prej 3 me 0, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kurti tha se ekipi kosovar pati një mbrëmje të vështirë, por se duhet të mbështeten.
“Ekipi ynë pati një mbrëmje të vështirë. Nuk ishte fillimi që e dëshiruam, por megjithatë është vetëm fillimi. I njëjti grup i lojtarëve na kanë ngritur aq shpesh në këmbë duke përjetuar ndjenja gëzimi me golat e tyre. Tani është radha që ne t’i ngrisim ata në këmbë me mbështetjen tonë. Unë jam i bindur në dëshirën, motivin edhe në aftësitë e tyre. Sfidat tejkalohen më lehtë bashkë. Forca Kosovë!”.
(Kosova Sot Online)