Ky është provokimi i radhës i Dodikut

  • A.P /
  • 09 September 2024 - 13:48
Ky është provokimi i radhës i Dodikut

Republika Serbe sot shënon “Ditën e Përkujtimit të viktimave të bombardimeve të NATO-s”, të cilat u kryen nga forcat e Aleancës nga 30 gushti deri më 14 shtator 1995, në territorin e Republikës Serbe, raportojnë mediat serbe, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Askush nuk u mbajt përgjegjës për këto “krime”, pretendon portali serb “kosovoonline”.

Dita e Përkujtimit të “Viktimave të Agresionit të NATO-s” në Republikën Serbe do të festohet sot në Ilixhën Lindore.

Që nga fundi i Luftës II Botërore, Jugosllavia ishte një shtet federal socialist i përbërë nga gjashtë republika: Sllovenia, Kroacia, Bosnja-Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia. Prej vitit 1974, kishte edhe dy krahina autonome: Vojvodina dhe Kosova.

Në Kosovë shqiptarët përbënin 80% të popullsisë, ndërsa serbët pretendonin se Kosova ishte “djepi i Serbisë”. Në vitin 1989, Millosheviqi ia hoqi autonominë Kosovës. Tensionet etnike u shtuan. Kujt i takon Kosova? Pas dekadash rezistence paqësore nga shqiptarët, në vitin 1996, u shfaq Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ajo ishte organizatë e armatosur që luftonte kundër reprezaljeve të Serbisë. Ushtria serbe kundërpërgjigjet me sulme masive. Në verën e vitit 1998 në Kosovë filloi lufta.

Vendet e huaja duhet të ndihmojnë për të gjetur një kompromis dhe për t’i dhënë fund luftës. SHBA, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania i ftojnë palët në negociata në Rambuje afër Parisit. Plani është të arrihet një marrëveshje e përkohshme për autonominë e Kosovës. Pas disa takimeve në Francë dhe një vizite përfundimtare të diplomatit amerikan Richard Holbrooke në Beograd, negociatat dështuan. Jugosllavia nuk dëshiron ta nënshkruajë marrëveshjen. 


(Kosova Sot Online)