Dy persona me kallash kanë grabitur 3 mijë euro në këtë vend të Kosovës

  • A.P /
  • 18 September 2024 - 08:37
Dy persona me kallash kanë grabitur 3 mijë euro në këtë vend të Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar sot për një grabitje të armatosur në fshatin Voljak të Klinës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, dy persona të panjohur nën kërcënimin e armës AK-47 u kanë grabitur 3000 euro në një pompë të derivateve në këtë fshat dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

“Fsh.Voljak, Klinë 17.09.2024-02:45. Dy viktimat meshkuj kosovarë kanë raportuar se derisa kanë qenë duke punuar në pompën e derivateve, dy të dyshuar të maskuar, nën kërcënimin e armës AK-47 u kanë grabitur 3000 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftim. 


(Kosova Sot Online)