Krasniqi: Ballkani Perëndimor kërkon partneritet të sinqertë me Bashkimin Europian

  • A.P /
  • 21 September 2024 - 17:00
Krasniqi: Ballkani Perëndimor kërkon partneritet të sinqertë me Bashkimin Europian

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Ballkani Perëndimor kërkon partneritet të sinqertë me Bashkimin Europian dhe se ka ardhur koha që BE t’i japë prioritet integrimit të rajonit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ne jemi në një moment kyç, ku vendimet e institucioneve evropiane, por edhe të vetë qeverive tona, do të formësojnë të ardhmen e Ballkanit Perëndimor për brezat që do të vijnë. “Ne jemi në një moment kyç, ku vendimet e institucioneve evropiane, por edhe të vetë qeverive tona, do të formësojnë të ardhmen e Ballkanit Perëndimor për brezat që do të vijnë”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se “rajoni ynë ka pritur mjaft gjatë në margjinat e procesit të vendimmarrjes në Evropë. Ka ardhur koha që Bashkimi Evropian t’i japë prioritet integrimit tonë, duke pranuar se stabiliteti dhe prosperiteti i ardhshëm i Evropës është i pandashëm nga e ardhmja e Ballkanit Perëndimor”.

Këto komente Krasniqi i bëri në një seminar në Prizren.

(Kosova Sot Online)