
Bajqinovci: Opozita e mjerimit vazhdon të bëjë të vetmen ofertë për popullin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Mefail Bajqinovci, ka kritikuar opozitën në Kosovë, duke e akuzuar atë se ofron vetëm frikë dhe paide, duke thënë se po propagandon narrativin se “na prishën me ndërkombëtarët” dhe “po bëjnë terror mbi serbët në veri”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Bajqinovci e përshkroi këtë si një shenjë të mjerimit dhe mungesës së vizionit nga ana e opozitës, duke theksuar se ata nuk ofrojnë asnjë ide për të mirën e qytetarëve.
Ai deklaroi se Qeveria e drejtuar nga VV po punon për zhvillim, drejtësi dhe barazi për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke shprehur besimin se këto janë prioritetet e nevojshme për avancimin e vendit.
E plotë:
Opozita e mjerimit vazhdon të bëjë të vetmen ofertë për popullin: “na prishën me ndërkombëtarët, na izoluan dhe po bëjnë terror mbi serbët në veri.”
Kjo është çka ofron opozita në Kosovë – asnjë ide, asnjë vizion dhe vetëm frikë.
Ne, nga ana tjetër po punojmë për zhvillim, drejtësi dhe barazi për të gjithë qytetarët!
(Kosova Sot Online)