Rashiq: Radomiroviq, ishte i përfshirë në veprimtari të dyshimta në veri

  • A.P /
  • 26 September 2024 - 13:48
Rashiq: Radomiroviq, ishte i përfshirë në veprimtari të dyshimta në veri

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se arsyet e kërkesës për shkarkimin e zëvendësit të tij, Radoica Radomiroviq, janë për shkak të dyshimeve për përfshirje në aktivitete të dyshimta në veri, duke u mbështetur në informacionin e dhënë nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka bërë të ditur në një konferencë për media arsyet përse ka kërkuar shkarkimin e zëvendësit të tij, Radoica Radomiroviq.

Rashiqi ka theksuar se ish-zëvendësi i tij dyshohet se ka qenë i përfshirë në disa veprimtari të dyshimta në veri të Kosovës.

Ai ka bërë të ditur se këto informata i ka marrë edhe nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Zëvendësministri nuk ka mundur të tejkalojë vërtetimin e së kaluarës. Keni mundur të shihni në Facebook-un e tij postime problematike”, shtoi Rashiqi.

Më 25 maj të vitit 2023 kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e kishte emëruar Radomiroviqin, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim.

(Kosova Sot Online)