Pesë persona në Prishtinë ua grabitën një shumë të parave dy grave nga Venezuela

  • A.P /
  • 28 September 2024 - 09:09
Pesë persona në Prishtinë ua grabitën një shumë të parave dy grave nga Venezuela

Dy gra nga Venezuela kanë raportuar në Polici se pesë persona të panjohur u kanë grabitur një shumë të parave, njëri nën kërcënimin e armës dhe katër të tjerë me thika, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rasti ka ndodhur në rrugën “UÇK”.

“Rr. UÇK, Prishtinë  27.09.2024 – 01:00. Dy viktimat femra nga Venezuela, kanë njoftuar se persona të panjohur, njeri prej tyre nën kërcënimin e armës dhe katër tjerë me thika i kanë grabitur një shumë të parave. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)