Haxhiu: Pa mërgatën, Vetëvendosje del me mbi 49% të votave

  • a.p /
  • 28 September 2024 - 10:50
Haxhiu: Pa mërgatën, Vetëvendosje del me mbi 49% të votave

Në sondazhin e fundit nga UBO Consulting, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me mbi 49 për qind të mbështetjes qytetare, 
transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kështu së paku ka thënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ajo tha se ky rezultat është pa diasporën.

“Kur je t’u punu mirë, nuk ka se si të mungojë mbështetja. Mund të tregoj, nuk e di a ka dalë publikisht, se sondazhi i fundit nga UBO Consulting ka dalë 49 pikë diçka, pa mërgatën. I ka rreth 10 ditë, nuk e di a ka dalë publikisht, por unë e kam pa. Tash VV e di që do të ketë mbështetje maksimale nga qytetarët e nga mërgata”, tha Haxhiu

(Kosova Sot Online)