Një grua ka raportuar se i është vjedhur vetura
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar se i është vjedhur vetura para një lokali në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, të martën në ora 23:45.
“Rr. Bill Klinton, Prishtinë 01.09.2024, 23:45. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën para një lokali”, thuhet në raport.
Rasti në procedurë hetimore.
(Kosova Sot Online)