Tetori rozë, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit: Duaje veten, kontrollohu në kohë

  • A.P /
  • 02 October 2024 - 21:46
Tetori rozë, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit: Duaje veten, kontrollohu në kohë

Tetori është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ të kësaj sëmundjeje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai organizohet çdo vit dhe synon të shpërndajë informacion në lidhje me shëndetin e gjirit, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë globin.

Kanceri i gjirit është një nga sëmundjet më të zakonshme te gratë në mbarë botën, me rreth 2.3 milion raste të reja të diagnostikuara çdo vit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Njohja e shenjave të hershme është thelbësore për zbulimin e hershëm dhe trajtimin e suksesshëm të kësaj sëmundjeje. Një nga shenjat e para që mund të vërehet është një ndryshim i papritur në madhësinë ose formën e gjinjve. Kjo përfshin enjtjen, rënien ose asimetri të papritur.

(Kosova Sot Online)