Liderët politik serbë janë duke vazhduar fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës

  • A.P /
  • 03 October 2024 - 08:10
Liderët politik serbë janë duke vazhduar fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës

Liderët politik serbë janë duke vazhduar fushatën e tyre nëpër botë për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Me këtë fushatë Serbia po vazhdon avazin e vjetër dhe po shkelë marrëveshjet me Kosovën të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Edhe pse në këto marrëveshje thuhet që Serbia nuk do të pengojë Kosovën drejt aspiratave evropiane, po ndodhë e kundërta.

Pavarësisht kritikave dhe kërkesave nga ndërkombwtarët, Serbia po e vazhdon fushatën e saj kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Këtë e bëri sërish zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, në inaugurimin e presidentes së re të Meksikës, duke e falënderuar Meksikën për mosnjohje të Kosovës.

“Meksika nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Në këtë kuptim, ndërtimi i marrëdhënieve të mira me Meksikën është interesi ynë jetik dhe kombëtar”, tha Daciq.

Ndaj deklarimeve të Daçiqit reagoi Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës. Zëvendësministri Kreshnik Ahmeti tha se kjo fushatë e Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës dhe kundër normalizimit të marrëdhënieve, duhet të ndëshkohet nga Bashkimi Evropian.

(Kosova Sot Online)