Arbërie Nagavci, fajëson Komunën e Vitisë për keqmenaxhim

  • A.P /
  • 03 October 2024 - 13:37
Arbërie Nagavci, fajëson Komunën e Vitisë për keqmenaxhim

Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, ka folur rreth mungesës së pagave për mësimdhënësit e Komunës së Vitisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo e ka fajësuar Komunën e Vitisë për menaxhim jo të mirë të financave publike.

Nagavci ka shprehur keqardhjen për “pësimin” e mësimdhënësve.

“Me sa jam informuar nga kolegët e mi, ky është një lëshim, gabim nga vetë Komuna e Vitisë dhe unë ndihem shumë keq që për shkak të menaxhimit jo të mirë të komunës… janë mësimdhënësit që po e pësojnë” – tha Nagavci.

(Kosova Sot Online)