Vdiq mësimdhënësja kosovare pas një sëmundjeje të rëndë
Raportohet se sot ka vdekur mësimdhësja Afërdita Plakolli-Rexhepi nga Podujeva, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Lajmin e ka dhënë kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Njoftimi i plotë:
Me dhimbje mora lajmin për ikjen nga kjo botë të mësimdhënëses, Prof. Afërdita Plakolli-Rexhepi.
Ikja nga kjo botë e Prof.Afërdita Plakolli-Rexhepi nuk është humbje vetëm për kolegët e saj mësimdhënës, shkollës ku punoi dhe nxënësve të saj, por është edhe një humbje e madhe për arsimin në përgjithësi.
Si drejtor i Arsimit në Podujevë në vitet e pasluftës, pata fatin ta njoh profesoreshën Afërdita, e cila do të mbahet mend çdoherë për punën dhe përkushtimin e saj të madh për të bartur dijen te brezat e rinj.
(Kosova Sot Online)
