Rukiqi: Kjo Qeveri ka menaxhuar me 12 miliardë euro, prej të cilave 240 milionë ju kanë dhënë tendera dostave

  • A.P /
  • 05 October 2024 - 11:10
Rukiqi:  Kjo Qeveri ka menaxhuar me 12 miliardë euro, prej të cilave 240 milionë ju kanë dhënë tendera dostave

Berat Rukiqi i LDK-së ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesë të shtrimit të rrugëve të reja. Duke publikuar një statistikë nga Vjetari Statistikor i Agjencisë së Statistikave, ai tha se gjatë kësaj qeverisje janë shtruar 2 kilometra rrugë të reja, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Në 1,197 ditë qeverisje, të kësaj Qeverie, Kosovës i janë shtuar 2 kilometra rrugë të reja. Nëse e llogarisim në baza ditore, i bjen 1.7 metra në ditë (Burimi: Vjetari Statistikor i Agjencisë së Statistikave).

Ai akuzoi Qeverinë edhe për ndarje të tenderëve “dostave” në vlerë të 240 milionë eurove.

“Mos të harrojmë: Kjo Qeveri ka menaxhuar me 12 miliardë euro, prej të cilave 240 milionë ju kanë dhënë tendera dostave dhe financuesve të partisë”, ka shkruar ai.


(Kosova Sot Online)