Kurti: Të angazhohemi bashkërisht për arsimin dual
Kryeministri Albin Kurti po mban takim me kryetarët e komunave, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në fillim të këtij takimi, ai përmendi edukimin e gjeneratave të reja përmes arsimit dual.
Kurti tha se “sot i kemi 12 profile me mbi 2500 nxënës”, ndërsa iu kërkoi kryetarëve të komunave rritjen e numrit të nxënësve, profileve dhe shkollave.
“Ju inkurajoj të gjithëve që e keni tashmë mësimin dual, ta rrisim bashkërisht numrin e nxënësve, numrin e profileve, numrin e shkollave, ndërkaq ju të nderuar kryetarë e nënkryetarë të komunave që nuk e keni ende sistemin e arsimit dual, është mirë që sa më parë të fillojmë një bashkëbisedim që ai të vendoset edhe aty ku ende nuk është”, tha ai.
Kurti kërkoi që “punët e mbara t’i vazhdojmë”, ndërsa tha se Qeveria do t’u ndihmojë komunave.
“Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar e për t’ju përkrahur, andaj edhe për këtë le ta intensifikojmë dialogun e bashkëpunimin”, tha ai.
(Kosova Sot Online)