Hetuesia largohet nga ministria e Liburn Aliut me dosje

  • A.P /
  • 08 October 2024 - 15:25
Hetuesia largohet nga ministria e Liburn Aliut me dosje

Policia e Kosovës ka përfunduar aksionin e zhvilluar sot në Ministrinë e Ambientit që drejtohet nga ministri Liburn Aliu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Prokuroria ka konfirmuar se janë dy persona të dyshuar për keqpërdorim detyre dhe shpëlarje parash, ndërkohë zv.Sekretari i kësaj ministrie, Izedin Bytyqi është shoqëruar nga Policia.

Pas përfundimit të aksionit, Policia ka marrë me vete një sasi të madhe dokumentesh dhe kompjuterë.


Aksioni kishte filluar në orët e para të mëngjesit të sotëm.


(Kosova Sot Online)