Joseph mesazh Serbisë: Duhet të jeni të lumtur që fqinji juaj ka lider Kurtin e jo Hamasin

  • A.P /
  • 09 October 2024 - 10:02
Joseph mesazh Serbisë: Duhet të jeni të lumtur që fqinji juaj ka lider Kurtin e jo Hamasin

Profesori amerikan Edward Joseph ka theksuar se Ballkani Perëndimor është aktualisht një rajon i paqëndrueshëm, por se problemet, përfshirë Kosovën, nuk janë “afërsisht” aq të vështira dhe të pazgjidhshme sa në Lindjen e Mesme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Joseph, duke folur në forumin “Zgjedhjet Presidenciale Amerikane 2024 – Me rëndësi vendimtare për hemisferën perëndimore dhe Serbinë”, që u organizua në Beograd, tha se serbët duhet të jenë të lumtur që e kanë fqinj Albin Kurti e jo liderin e Hamasit, Yahya Sinwar.

“Duhet të jeni të lumtur që fqinji juaj është (Kryeministri i Kosovës Albin) Kurtin dhe jo Yahya Sinwar dhe të çmendurit e tjerë atje”, tha Joseph në një lidhje online në forumin që u organizua në Beograd.

(Kosova Sot Online)