Bajqinovci: Deri më 9 shkurt do të ketë shumë shkelma

  • A.P /
  • 16 October 2024 - 09:41
Bajqinovci: Deri më 9 shkurt do të ketë shumë shkelma

Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka tentuar të tregojë alternativën e opozitës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, alternative e opozitës është “LV-ja është si na, të gjithë jemi njësoj”.

Tutje, Bajqinovci ka përmendur edhe shkelmat.

“Alternativa e opozitës për qytetarët në zgjedhjet e ardhshme është “LV është është si na, të gjithë jemi njësoj”. Kjo nuk është as alternativë e as nuk është e vërtetë. E këtë do ta vërtetojë qytetari me 9 shkurt. Deri atëherë do të ketë shumë shkelma” – ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)