Krasniqi: Me Hamzën kryeministër, një perspektivë e tillë si Shqipërinë e pret edhe Kosovën

  • A.P /
  • 16 October 2024 - 11:48
Krasniqi: Me Hamzën kryeministër, një perspektivë e tillë si Shqipërinë e pret edhe Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se është jashtëzakonisht i lumtur dhe krenar për Shqipërinë, e cila dje hapi kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Krasniqi ka thënë se me një Qeveri në krye me Bedri Hamzën, një perspektivë e tillë e pret edhe Kosovën.

“ Një kapitull historik dhe mëse i merituar, i cili vjen pas një pune të përgjegjshme dhe tejet të madhe të cilën Shqipëria e ka bërë viteve të fundit.  Shqipëria po dëshmon se përmes bashkëpunimit, seriozitetit dhe zbatimit të reformave të brendshme, hapen perspektiva të jashtëzakonshme për shtetin dhe shoqërinë, siç është edhe ëndrra dikur e largët, për t’u bërë pjesë e BE-së.

Me qeverinë e re të Kosovës, në krye me Bedri Hamzën, një perspektivë e tillë e pret edhe shtetin tonë. Urime Shqipërisë, Kryeministrit Rama dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë!”, ka shkruar Krasniqi.

(Kosova Sot Online)