Raportohet se një kg fasule në Kosovë po shitet deri në 8 euro

  • A.P /
  • 19 October 2024 - 12:00
Raportohet se një kg fasule në Kosovë po shitet deri në 8 euro

Një kilogram i fasules së re, në tregjet e gjelbra të kryeqytetit, saktësisht, tregtohej deri në 8 euro, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky çmim, që thyen të gjitha rekordet e deritashme të çmimit të një produkti bujqësor në tregjet e Kosovës, është përafërsisht sa çmimi i një kilogrami të mishit të gjedhit.


"Fluturon" çmimi i pasulit në Kosovë. Veç thashë t'ju kallxoj që 1 kg pasul n'pazar kish mrri 8 euro. A ju qysh doni", ka shkruar Imer Mushkolaj.

(Kosova Sot Online)