Disa persona të armatosur vrasin dy figura të opozitës në këtë vend

  • A.P /
  • 19 October 2024 - 16:05
Disa persona të armatosur vrasin dy figura të opozitës në këtë vend

Persona të armatosur vranë një avokat të opozitës në Mozambik dhe një zyrtar partie pasi qëlluan disa herë në një makinë me të cilën po udhëtonin të shtunën, thanë grupet e të drejtave të njeriut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo ka rritur tensionet përpara protestave kundër një rezultati të diskutueshëm zgjedhor, raporton Reuters.

Partia e re opozitare Podemos dhe aspiranti i saj presidencial, Venancio Mondlane hedhin poshtë rezultatet e përkohshme që tregojnë një fitore të mundshme për Frelimo – partinë që ka qeverisur Mozambikun për gjysmë shekulli – dhe kandidatin e saj Daniel Chapo.

(Kosova Sot Online)