Ankohet Peci: Një pjatë gjellë në Mitrovicë tashmë kushton 4 euro

  • A.P /
  • 25 October 2024 - 14:45
Ankohet Peci: Një pjatë gjellë në Mitrovicë tashmë kushton 4 euro

Në katër vitet e fundit, Kosova është përballur me inflacion, duke ndikuar në koston e jetës së qytetarëve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në lidhje me çmimet e ngritura ka shkruar Besart Peci, aktivist i shoqërisë civile nga Mitrovica.

Në një shkrim në “X”, Peci ka shkruar se një pjatë gjellë në Mitrovicë tashmë kushton katër euro.

“Punëtorët/eve në Kosovë, iu ndikon direkt rritja e çmimeve, sidomos atyre në ndërtim, markete, tregti. T‘u u nis prej ushqimit të shpejtë, që osht rritë për 50 Cent, transporti për 20 Cent. Një pjatë gjellë në Mitrovicë 4 Euro” – ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)