Zbardhen detaje: Gazmend Muhaxheri u sulmua pasi kishte pirë kafenë e mëngjesit

  • A.P /
  • 26 October 2024 - 12:51
Zbardhen detaje: Gazmend Muhaxheri u sulmua pasi kishte pirë kafenë e mëngjesit

Dukagjin Kërveshi, avokat i Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit, ka dhënë detaje lidhur me sulmin e sotëm, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kërveshi ka thënë se Muhaxheri kishte duke pirë kafe me një familjar të tij dhe se në largim e sipër është sulmuar nga dy persona.

Sipas Kërveshit, Muhaxheri ka deklaruar në Polici se beson se arsyeja e sulmit lidhet me punën e tij zyrtare.

“Në cilësinë e avokatit të Kryetarit të Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, njoftoj opinionin se sot rreth orës 8:40 në qytetin e Pejës në vendin e njohur si “Qendra Zejrare” pasi i njejti kishte pirë kafe me një familjar të tij, në largim e sipër, kryetari Muhaxheri ishte sulmuar nga dy persona fillimisht të panjohur. Sulmi kishte qenë i befasishëm. Kryetari Muhaxheri tashmë ka dhenë deklaratën në polici dhe se i njejti beson se arsyeja e sulmit lidhet me punën e tij zyrtare. Gjendja e Kryetarit është stabile. Duke besuar në efikasitetin e oragneve të drejtësisë së Republikës së Kosovës presim që sulmuesit të ndiqen penalisht dhe të marrin dënimin e merituar!”, ka shkruar Kërveshi.

(Kosova Sot Online)