Ky është njëri nga dy të arrestuarit për sulmin fizik ndaj Gazmend Muhaxherit

  • A.P /
  • 26 October 2024 - 15:00
Ky është njëri nga dy të arrestuarit për sulmin fizik ndaj Gazmend Muhaxherit

Dukagjin Lulaj është njëri nga dy të arrestuarit për sulmin fizik ndaj kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lulaj është arrestuar mëngjesin e së shtunës së bashku me Korab Lulaj, nën dyshimet për sulm ndaj kryetarit Muhaxheri. 

Policia ndërmorri veprimet e nevojshme dhe intervistoi kryetarin në cilësinë e viktimës lidhur me këtë incident, me ç’rast dha dëshminë e tij para hetuesve policorë.

Pas përfundimit të intervistimit dhe procedurave të tjera në Polici, Muhaxheri është nisur për në Gjermani, udhëtim ky që e kishte të planifikuar në agjendën e tij.

(Kosova Sot Online)