Musa: Kam vendosur ta ndërroj emrin, nga Ahmet në Shqiptar pasi s'du me vdek me emra arab

  • A.P /
  • 29 October 2024 - 12:03
Musa: Kam vendosur ta ndërroj emrin, nga Ahmet në Shqiptar pasi s'du me vdek me emra arab

Profesori Ahmet Musa, i cili është edhe iniciator i nismes për hapjen e Katedralës në Bajgorë ka thënë se do ta ndërrojë emrin nga Ahmet në “Shqiptar Shaljani”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se është jo etike me fol se a je mysliman apo katolik, “a je shqiptarë, po kjo është me rëndësi” ka thënë ai.

“Unë kam vendosur që na emri Ahmet që ja kanë qitë një “t” sepse këta e urrejnë fort sepse e ka formën e kryqit, unë do të jem Shqiptar Shaljani. Unë e kam emrin Ahmet Musa, unë kom vendosur dhe është vetëm çështje procedure, nuk du me vdek me emër arab du me vdek si shqiptarë se qashtu me ka lindur nëna”, ka thënë ai. 

(Kosova Sot Online)