'Skizofrenia e Vuçiq në raport me serbët e Kosovës është duke vazhduar'

  • A.P /
  • 01 November 2024 - 10:05
'Skizofrenia e  Vuçiq në raport me serbët e Kosovës është duke vazhduar'

Ish-zyrtari i Partisë Progresive Serbe, tani kryetar i Këshillit Euro-Atlantik të Serbisë, Dragan Shormaz ka thënë se skizofrenia e presidentit serb Aleksandar Vuçiqi po vazhdon në raport me situatën dhe veprimet e tij ndaj serbëve të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Shormaz është vet presidenti që kërkoi kthimin e punonjësve serbë nëpër institucionet e Kosovës, kurse tash sipas tij ka propozuar një ligj me të cilin gjykatat në Serbi do të gjykojnë rastet nga Kosova.

“Skizofrenia e Vuçiqit po vazhdon. Fillimisht kërkon që gjyqtarët, prokurorët dhe policët serbë në veri të kthehen në sistemin e Kosovës dhe pastaj propozon një ligj me të cilin gjykatat në Serbi do të gjykojnë rastet nga Kosova?!! Shkelje direkte e Marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Shormaz që dikur ishte bashkëpartiak i Vuçiqit.

(Kosova Sot Online)