Murati del me njoftim: Qeveria Kurti për karburante i ka shpenzuar 10.47 milionë euro

  • A.P /
  • 01 November 2024 - 13:06
Murati del me njoftim: Qeveria Kurti për karburante i ka shpenzuar 10.47 milionë euro

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas deklaratës së dhënë nga deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami se Qeveria Kurti i ka shpenzuar 31 milionë euro për karburante, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Murati tha se deklarata e Bajramit është e pavërtetë, pasi sipas tij, shpenzimi i karburantit për automjete për vitin 2023, për nivelin qendror dhe lokal është 10.47 milionë euro.

“Kjo është e faktuar edhe në raportin vjetor financiar të miratuar e dorëzuar në Kuvend.  Duhet theksuar se shumica e këtij shpenzimi shkon për flotën e automjeteve të policisë dhe të FSK-së”.

“Raportimet se shpenzimi për karburante të veturave për vitin 2023 është 31 milionë euro është i pavërtetë, dhe i pasaktë”, tha Murati, njofton Klankosova

Tutje, ai tha se shifra prej 31 milionë euro që është përmendur nga Raporti Vjetor i Auditimit “mund të jetë përmbledhje” që përmban edhe shumat që janë shpenzuar për naftë për ngrohje ose dru zjarri për ngrohje, por s’ka të bëjë me shifrën që është shpenzuar për karburant për automjete.

(Kosova Sot Online)