Pasi i gjetën, dy qytetarë dorëzojnë në polici shuma të konsiderueshme parash

  • A.P /
  • 02 November 2024 - 14:13
Pasi i gjetën, dy qytetarë dorëzojnë në polici shuma të konsiderueshme parash

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy qytarë në Pejë janë paraqitur në stacion dhe kanë dorëzuar shuma të kosniderueshme të parave dhe dokumente identifikuese, që i kanë gjetur në rrugë dhe autobus, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Të dy rastet kanë ndodhur dje.

“Qytetari Elbasan Krasniqi, i cili ka gjetur njё shumё tё parave ne rrugën “Eliot Engel”, ( tek shtёpia e mallrave), paratë e gjetura i ka dorëzuar me datё 01.11.2024, nё Stacionin Policor nё Pejё, ftojmë personin i cili ka humbur paratё nё lokacionin e cekur mё lartё tё lajmërohet nё Stacionin Policor nё Pejё.

Qytetari Valmir Berisha, i cili kishte gjetur nё autobus nё te cilin punon, kuletën me para se bashku me dokumente identifikuese dhe njё kartel bankare, tё njëjtat i ka dorёzuar me datё 01.11.2024 nё Stacionin Policor nё Pejё, pas verifikimit tё dokumenteve ёshtё kontaktuar pronari dhe tё njëjtit pas procedurave iu janё kthyer paratё dhe dokumentet”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)