
Republikanët e fituan Senatin amerikan, ja çfarë do të thotë kjo për Trump-in

Republikanët kanë fituar një shumicë në Senatin e SHBA me fitoret në Virxhinia Perëndimore dhe Ohajo, duke siguruar kontrollin e të paktën një dhome të Kongresit vitin e ardhshëm për partinë e Donald Trump. Republikanët gjithashtu bënë fitime të hershme teksa luftojnë për të mbajtur kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Rezultatet e zgjedhjeve siguruan që republikanët do të ishin në gjendje të ndihmonin Trumpin të emëronte gjyqtarë konservatorë dhe stafin tjetër të qeverisë nëse ai fitonte garën presidenciale, ose të bllokonin pjesën më të madhe të agjendës së demokrates Kamala Harris nëse ajo fiton.
(Kosova Sot Online)