
Trump-it i duhen edhe tri vota elektorale për t’u zgjedhur president

Donald Trumpit i duhen edhe tri vota elektorale për t’u zgjedhur president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka raportuar AP-ja, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Aktualisht ai i ka 267 vota, pasi së fundmi u raportua se ka fituar në shtetin e Pensilvanisë.
Në anën tjetër, kandidatja e demokratëve, Kamala Harris, i ka 224 vota elektorale.
(Kosova Sot Online)