
Kurti uron Trump-in: SHBA është një aleat, mik dhe partner kyç i Kosovës

Kryeministri Albin Kurti ka uruar presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Urime President, Donald Trump për fitoren tuaj në zgjedhje. SHBA-ja është një aleat, mik dhe partner kyç i Kosovës dhe ne mezi presim të punojmë së bashku për progres dhe paqe”, ka shkruar Kurti.
Trump zyrtarisht ka arritur t’i fitojë zgjedhjet duke siguruar mbi 270 vota elektorale.
(Kosova Sot Online)