
Irani: Fitorja e Trump një mundësi për të rishikuar politikat e gabuara të SHBA-së

Irani të enjten e quajti fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane një mundësi për Shtetet e Bashkuara “për të rivlerësuar gabimet e së kaluarës”, raporton Agence France-Presse (AFP), transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Ne kemi përvoja shumë të hidhura me politikat dhe qasjet e qeverive të ndryshme amerikane në të kaluarën”, u citua të thoshte zëdhënësi i ministrisë së jashtme Esmaeil Baghaei nga agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.
Ai ka shtuar se fitorja e Trump ishte një shans “për të rishikuar politikat e mëparshme të gabuara”, shkruan The Guardian.
(Kosova Sot Online)