Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 26 policëve të Kosovës

  • A.P /
  • 08 November 2024 - 12:04
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 26 policëve të Kosovës

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 26 zyrtarëve policorë që punonin në pikën kufitare në Vërmicë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ata dyshohen për veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Personat ndaj të cilëve është ngritur aktakuza janë: A.K., B.H., B.P., B.O., B.S., D.Z., F.H., F.R., H.S., H.H., I.I., I.S., K.S., M.S., N.H., N.S., R.M., R.K., R.G., S.K., S.Q., S.P., S.H., SH.A., SH.SH., Z.P.

“Të gjithë të pandehurit akuzohen se në cilësi të zyrtarëve policorë, me detyrë në SMPK – Pika Kufitare Vërmicë, me veprimet e tyre kane kryer veprën penale: “Marrja e ryshfetit””, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)