Bajrami: Qeveria e re me Abdixhikun kryeministër do ta hartojë nga fillimi buxhetin

  • A.P /
  • 11 November 2024 - 11:50
Bajrami: Qeveria e re me Abdixhikun kryeministër do ta hartojë nga fillimi buxhetin

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se ky buxhet është “tranzitor” dhe se “qeveria e re me kryeministër Lumir Abdixhikun” do ta hartojë buxhetin nga fillimi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bajrami, ka thënë se ky është një buxhet tranzitor, pasi sipas saj pas 9 shkurtit Kosova do të ketë kryeministër Lumir Abdixhiku.

Ish ministrja e Financave ka shtuar se do të hartojnë buxhetin nga fillimi dhe se do të ketë rishikim të mirëfilltë për të reflektuar secilin zotim të programit të LDK’së “Rruga e Re”.

“Ligji i buxhetit kalon me shumicë të thjeshtë. Ky është një buxhet tranzitor, pas datës së 9 shkurtit Qeveria e Re me kryeministër Lumir Abdixhikun do ta hartojë buxhetin nga fillimi, do të ketë rishikim të mirëfilltë për të reflektuar secilin zotim të programit “Rruga e Re”, ka thënë Bajrami.


(Kosova Sot Online)