Policia gjobit shoferin pasi hyri me kamionetë në shesh

  • A.P /
  • 13 November 2024 - 09:07
Policia gjobit shoferin pasi hyri me kamionetë në shesh

Edhe pse dihet që në sheshet e kryeqytetit nuk do të duhej të hynin automjetet, një gjë e tillë në disa raste nuk respektohet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Një veprim të ngjashëm që është edhe thyerje e rregullave e bëri një vozitës i kamionetës.

Por në momentin që ai kaloi në shesh me këtë kamionetë  edhe u gjobit.

Aty janë parë zyrtarët policorë të cilët e kanë ndaluar dhe i kanë shqiptuar gjobën në fjalë.

(Kosova Sot Online)