Një nxënës kosovar shkon në shkollë me ngrohëse elektrike

  • A.P /
  • 14 November 2024 - 12:48
Një nxënës kosovar shkon në shkollë me ngrohëse elektrike

Një prind ka publikuar një fotografi të një nxënësi me ngrohëse elektrike në duar, duke shkuar për në shkollë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç thotë një faqe lokale e komunës së Dragashit, nxënësi është i shkollës “Fetah Sylejmani” ku pretendon se shkolla ka mungesë të lëndëve djegëse,

“Si pasojë e mungesës së lëndëve djegëse në shkollat e Dragashit. Nxënësit po detyrohen të marrin me vete edhe grealic”, thuhet në shkrim.

Komuna e Dragashit nuk është sqaruar nëse ka furnizim apo jo me lëndë nxehëse në këtë shkollë.

(Kosova Sot Online)