Sot do të bëhet varrimi i të ndjerëve Rexhep dhe Albison Slivovës të cilët u vranë në Klinë

  • A.P /
  • 15 November 2024 - 08:34
Sot do të bëhet varrimi i të ndjerëve Rexhep dhe Albison Slivovës të cilët u vranë në Klinë

Me datë 15.11.2024, në orën 13:00, do të bëhet varrimi i të ndjerëve Rexhep dhe Albison Slivovës. Varrimi do të zhvillohet në varrezat e fshatit Jashanicë, pranë Xhamisë së Vjetër, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Familja Slivova, e cila ndodhet në dhimbje të thellë nga humbja e dy të dashurve të saj, njofton për këtë ngjarje të dhimbshme. Ndërkohë, burime të siguruara raportojnë se një hetim është duke u zhvilluar lidhur me vdekjen e të ndjerëve, ku një i dyshuar për vrasje është identifikuar si Jon Hoti, i cili është dorëzuar në autoritetet përkatëse.

Në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar një armë zjarri, e cila kishte një karikator me katër fishekë dhe tre gëzhoja të konfiskuara. Hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes tragjike.

(Kosova Sot Online)