
Deputetja e VV-së: Dy zyrtarë të PDK-së i kanë kërkuar BE-së të mos ia heqin masat Kosovës

Kryetarja e Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu ka akuzuar dy zyrtarë të lartë të PDK-së se gjatë një takimi me dy përfaqësues të BE-së kanë kërkuar që mos t’i tërhiqen masat Kosovës sepse, siç tha, nëse ndodh një gjë tillë do të ndikonte pozitivisht në procesin zgjedhor në favor të Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
E pyetur nëse ka fakte për një gjë të tillë, deputetja Kryeziu tha se këto informacione i kanë marrë nga kontaktet që kanë me përfaqësusesit e BE-së.
Kryeziu refuzoi t’i përmend emrat e tyre.
(Kosova Sot Online)