
Peci: Fahrije Hoti ishte paditur nga ministria e Bujqësisë

Vazhdon të mbetet aktuale dhënia e granteve nga Ministria e Bujqësisë për njerëz të afërt me pushtetin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Bujë bënë grantet që aludohet se ju dhanë vëllait e dajës së deputetes të Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli, të dyve sipas raportimeve mediale rreth 100 mijë euro, gjithashtu edhe këshilltarit të ministrit Peci. Teksa granti u është refuzuar grave të Krushës.
Lidhur me refuzimin e grantit për gratë e Krushës është deklaruar sërish ministri Faton Peci, ai ka thënë se në vitin 2017 ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrije Hotin nga Kooperativa Bujqësore “Krusha”, duke iu kërkuar kthimi i 17,800 eurove.
Sipas Pecit këtë informacion “në lajme nuk e kemi parë asnjëherë. Për rikujtim në vitin 2017, qeverisnin bashkë LDK dhe PDK. Kryeministër ishte Isa Mustafa (LDK). Ministër i Bujqësisë ishte Memli Krasniqi (PDK)”.
Ai thotë se nesër do të tregojë se “Grave të Krushës u janë refuzuar grantet edhe nga qeveria Haradinaj”.

(Kosova Sot Online)