Vjosa Osmani pritet me nderime të larta ushtarake nga presidenti i Kolumbisë

  • A.P /
  • 27 November 2024 - 09:26
Vjosa Osmani pritet me nderime të larta ushtarake nga presidenti i Kolumbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial në Bogota, nga presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo shkroi në Facebook se gjatë vizitës së saj të parë zyrtare atje, “Kolumbia shfaqi një respekt të veçantë dhe dashamirësi për Kosovën”.

“Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si siguria, turizmi, ekonomia e  kultura, si dhe për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, shkroi Osmani.

“Mirënjohëse pafund për mbështetjen për Kosovën!”, shtoi ajo.

 

(Kosova Sot Online)