Aktet kriminale në vazhdimësi janë kryer dhe orkestruar nga politika e Beogradit

  • A.P /
  • 01 December 2024 - 19:23
Aktet kriminale në vazhdimësi janë kryer dhe orkestruar nga politika e Beogradit

Policia e Kosovës ka treguar edhe një herë përkushtimin dhe profesionalizmin e saj të lartë në menaxhimin e situatës së ndërlikuar të krijuar nga sulmet e fundit të bandave terroriste serbe në veri të vendit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

"Këto akte kriminale, të orkestruara nga politika e Beogradit, synojnë destabilizimin e situatës në Kosovë. Megjithatë, Policia e Kosovës po dëshmon se është një forcë e aftë dhe e përgatitur për të mbrojtur rendin dhe sigurinë publike në çdo pjesë të territorit të saj", ka theksuar analisti Nijazi Halili.

Kjo situatë ka ngritur alarmin edhe për faktorin ndërkombëtar, i cili pritet të reagojë fuqishëm duke dënuar sulmet terroriste dhe duke ndërmarrë masa për të garantuar paqen dhe stabilitetin. Ndërkohë, kërkohet që përgjegjësit e këtyre veprimeve të paprecedenta të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Policia e Kosovës mbetet krenaria e kombit dhe garantuesja e sigurisë, duke dëshmuar se është një faktor kyç për ruajtjen e paqes dhe rendit në rajon.

Postimi i plotë:

Policia Kosovës krenaria e kombit!

Policia e Kosovës, po tregohet mjaftë e shkathtë dhe e përgaditurë në menaxhimin e krizave. Rasti më i freskët me situatën e krijuar nga sulmet dhe bandat terrorriste serbe në veri të Kosovës. Policia e Kosovës janë krenaria e kombit dhe garanci e sigurimit të paqes dhe stabilitet në gjithë teritorrin e Kosovës. Kërkohet nga faktori nderkombëtar që sulmi nga terorristët serb të denohet, dhe të ndermerren masa urgjente që situata e krijuar, të tejkalohet, dhe akteret e këtij akti barbar dhe të paprecident të dalin para organeve të drejtësisë dhe të marrin denimin e merituar. Pa as një fije dyshim se këto akte kriminale në vazhdimësi janë kryer dhe orkestruar nga politika e Beogradit.


(Kosova Sot Online)