
Zbardhen detaje, modelja që vau burrin e pastaj veten i frikësohej divorcit

Disa ditë më parë në Florida, Sabrina Krasniqi vrau bashkëshortin e saj, Pajtim Krasniqi, dhe më pas ia mori jetën vetes. Në një intervistë për New York Post vëllai i Pajtimit, Arbeni, tha se kanë parë “shumë shenja dhe tani gjithçka merr kuptim”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Por ata ishin të dashuruar dhe në një milion vjet nuk mund të mendonin që një gjë e tillë mund të ndodhte”, tha Arben Krasniqi.
Ai shtoi se kunata e tij po e tradhtonte Pajtimin.
Vrau burrin e pastaj veten, New York Post: Modelja e tradhëtoi, i frikësohej divorcit
Disa ditë më parë në Florida, Sabrina Krasniqi vrau bashkëshortin e saj, Pajtim Krasniqi, dhe më pas ia mori jetën vetes. Në një intervistë për New York Post vëllai i Pajtimit, Arbeni, tha se kanë parë “shumë shenja dhe tani gjithçka merr kuptim”.
“Por ata ishin të dashuruar dhe në një milion vjet nuk mund të mendonin që një gjë e tillë mund të ndodhte”, tha Arben Krasniqi.
Ai shtoi se kunata e tij po e tradhtonte Pajtimin.
“Vëllai im donte divorcin dhe ajo nuk e mori mirë këtë. Ajo vendosi që t’ia marrë jetën vetes dhe ajo vendosi që t’ia merrte jetën edhe vëllait tim”, tha ai.
Arbeni tha se Pajtimi ishte shumë punëtor: “Nëna ime është e shkatërruar. Ne e humbën dikë që është shumë i dashur, shumë inteligjent dhe shumë punëtor dhe është thjeshtë i pazëvendësueshëm- dhe që e la të gjithë familjen të shkatërruar”.
“Vëllai im ishte plot jetë. Ai ishte plot ambicie. Ai ishte plot dashuri. Dhe të gjitha këto na janë marrë nga një veprim egoist i një personi.”
(Kosova Sot Online)