SBASHK-u: Arbërie Nagavci nuk po e thotë të vërtetën

  • A.P /
  • 05 December 2024 - 12:19
SBASHK-u: Arbërie Nagavci nuk po e thotë të vërtetën

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka reaguar ndaj deklaratave të minstres së Arsimit, Arbërie Nagavci. Kjo organizatë sindikale ka thënë se ‘ministrja në vend që të merret me kërkesat që zëshëm ia thanë kryetarët dhe udhëheqësit sindikalë, që nga çerdhet e deri në universitete, në protestë, ministrja Nagvci, del me deklarata duke u munduar të dezinformojë e duke thënë gjëra krejt të pavërteta’, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Tenton ta mashtrojë opinionin se, nuk paska munguar asnjëherë dialogu me SBASHK -un, por e vërteta është se i kemi dërguar shumë kërkesa për takime dhe, duke dhënë arsyetime se qenka shumë e angazhuar, nuk ka gjetur kohë për dy vite me radhë të takohej me përfaqësuesit e SBASHK-ut, e për të dëgjuar kërkesat legjitime të punëtorëve të arsimit, e për tu angazhuar që ti realizojë ato. Pra, Ministrja nuk po e thotë të vërtetën. E vërteta është se, me fajin e saj nuk ka pasur fare dialog”, thuhet në reagim.

(Kosova Sot Online)