
Hoti: Qeveria Kurti katër vjet e la vendin pa sigurime shëndetësore

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot Ligjin për Sigurimin e Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Pas miratimit të tij ka reaguar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.
Hoti tha se partia në pushtet u kujtua të miratonte këtë ligj vetëm në fund të mandatit, pasi e la vendin pa sigurime shëndetësore për katër vjet.
Sipas Hotit ligji i miratuar sot është pothuajse identik me ligjin ekzistues në çdo nen.
“Katër vjet e lanë vendin pa sigurime shëndetësore. Në fund të mandatit, brenda një dite, miratuan ligjin për sigurimet shëndetësore në të dy shqyrtimet, i cili është pothuajse identik me ligjin ekzistues në çdo nen”, ka shkruar Hoti.
(Kosova Sot Online)