Berisha ia ka rikujtuar VV-së kohën kur kanë bashkëpunuar me Listën Serbe dhe Radoiçiqin

  • A.P /
  • 06 December 2024 - 11:21
Berisha ia ka rikujtuar VV-së kohën kur kanë bashkëpunuar me Listën Serbe dhe Radoiçiqin

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar përplasjen e djeshme të kryeparlamentarit Glauk Konjufca me deputetët e Listës Serbe, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ia ka rikujtuar VV-së kohën kur kanë bashkëpunuar me Listën Serbe dhe me kriminelin Milan Radoiçiq.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se dikur VV-së i duhej bashkëpunimin me Listën Serbe për të larguar veteranët e UÇK-së nga paga minimale.

Sipas tij, kjo tregon patriotizmin e kësaj partie politike.

“Çfarë patriota me bateria? Kur ju deshtë Lista Serbe për me votu kundër rritjes së pagës minimale ku përfshiheshin edhe veteranët e UÇK-së, i lutnin në tel përmes Radojqiçit me ardhë në Kuvend dhe votonin të bashkuar, ndërsa sot nuk po i lën mbrenda sepse duhet me diçka me i manipulu analfabetët funksional! Serbia do kësi hajvana në pushtet, për me dalën tash me thën para botës demokratike, nuk po na lën me hy në tempullin e demokracis e pallavra të ngjashme”, ka shkruar Berisha.

(Kosova Sot Online)