Lushaku: Kjo sjellje flet për kulturën politike e mendësinë që ka Vetëvendosje

  • A.P /
  • 09 December 2024 - 14:03
Lushaku: Kjo sjellje flet për kulturën politike e mendësinë që ka Vetëvendosje

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu ka komentuar aktin e shefit të asamblistëvve të Vetëvendosjes në Prishtinë, Gëzim Sveçlës, i cili shkuli mikrofonët e sallës së mbledhjeve të Asamblesë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lushaku-Sadriu ka thënë se Kuvendi Komunal është dhunuar sot nga Vetëvendosja.

“Kryetari i VV në Asamble nuk i shkuli thjeshtë fizikisht disa mikrofonë, por ua kujtoi qytetarëve se cila është mendësia politike e VV-së; cilat janë metodat e dhunshme të operimit e qysh vendosin ‘krejt e drejt’ me dhunë dhe për jetën tonë. Kjo sjellje flet shumë për kulturën politike e mendësinë që ka Vetëvendosje”, ka shkruar Drejtoresha e Arsimit.

“Kjo është e ardhmja, që VV ua siguron e ua premton popullit të Kosovës!”

(Kosova Sot Online)