
Osmani: Në shtetet ku ka përfaqësim me të lartë gjinor, ka rënie të korrupsionit

Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës, tha se nëse e shohim raportin e fundit të UNWomen dhe Transparency International tregojnë që pikërisht shtetet që kanë përfaqësim me të madh gjinor në lidershipin e tyre, ato kanë treguar edhe rënie të korrupsionit vazhdimisht vit pas viti, si dhe përmirësim në nivelin e transparencës se institucioneve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Këtë deklarim, Osmani e bëri të martën në tryezën e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ku u publikua raporti “Dimensioni gjinor i korrupsionit”.
Ajo tha se një ndër parimet bazike të ndërtimit të shoqërisë dhe institucioneve është barazia gjinore.
“Barazia gjinore nuk është më sfidë në shumicën dërmuese të këtyre shteteve të cilat janë po ashtu të suksesshme në luftimin e korrupsionit”, tha Osmani.
(Kosova Sot Online)