
Gjini: Qeveria e Kosovës në krye me Kurtin do të shkojë në shtëpi pas zgjedhjeve të shkurtit

Ardian Gjini nga AAK është shprehur i bindur se Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin do të shkojë në shtëpi pas zgjedhjeve të shkurtit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Gjini ka theksuar se qytetarët nuk do ta votojnë më qeverinë Kurti.
“Jam i bindur që mas këtyne zgjedhjeve, qeveria Kurti shkon në shtëpi. Unë kurrë nuk besoj që qytetarët e Kosovës që janë analfabetë funksionalë e të padijshëm qysh besojnë këta”, ka thënë Gjini.
Sipas tij, rizgjedhja e Qeverisë së Kosovës në krye me Albin Kurtin nuk do t’i bënte aspak mirë vendit.
“Aleanca që nuk beson se i bon ner Kosovës me reciklu Albin Kurtin në pushtet edhe një herë. Unë besoj që çka ka shkaktu kjo qeverisje e këtij vendit, na nuk besojmë që i ban mirë vendit. Ma mirë është me nejtë në opozitë”, ka thënë Gjini në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
(Kosova Sot Online)