Ja kush është zgjedhur kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese

  • A.P /
  • 10 December 2024 - 12:13
Ja kush është zgjedhur kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese

Gjyqtari Nexhmi Rexhepi është zgjedhur kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të bërë për media.

Në njoftim thuhet se, në seancën administrative të mbajtur më 10 dhjetor 2024, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, bazuar në paragrafin 5 të nenit 114 [Përbërja dhe Mandati i Gjykatës Kushtetuese] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kanë zgjedhur gjyqtarin, Nexhmi Rexhepi, Kryetar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Mandati i Kryetarit në ardhje të Gjykatës do të filloj më 31 dhjetor 2024, pasi që Kryetarja aktuale, Gresa Caka-Nimani, të përfundojë mandatin nëntë (9) vjeçar të paraparë për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, sipas përcaktimeve të paragrafit 2 të nenit 114  [Përbërja dhe Mandati i Gjykatës Kushtetuese] të Kushtetutës.

Gjyqtari, Safet Hoxha, është zgjedhur Zëvendëskryetar i Gjykatës Kushtetuese.

(Kosova Sot Online)