
Ahmeti: Nuk jam politikan i salloneve dhe biskotave

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në tubimin e të enjtes me qytetarët në Gostivar gjatë fjalës së tij theksoi se nuk do të lejoj të preket ligji për gjuhën shqipe, pasi që siç shtoi është larë me gjak, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ahmeti e bëri të qartë se ashtu siç nuk është e mbyllur çështjen e shqyrtimit të ligjit të gjuhëve në Maqedoni të Veriut dhe se e konsideron si një përpjekje të zhvlerësimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe faktorit politik shqiptar nga pushteti i tanishëm, që edhe i paralajmëroi të mos bëhet.
“Këto nuk i kanë shkollat e mia për nacionaliste, dhe të organizimeve të forta. Këta janë krejtë që vijnë salloneve. Unë nuk jam politikan i salloneve, as i biskotave. Por këto politika nuk na qojnë përpara. Merreni me mend deri ku kanë shkuar gjërat, vendimi dje i Gjykatës Kushtetuese është që ky ligj do të shtyhet për 3 muaj, në mars, eventualisht në maj ku do të thirren ekspert dhe kryetar të partive politike. Çka dmth kjo? Të rinegociohet Marrëveshja e Ohrit e cila është e garantuar nga SHBA, BE, NATO dhe e larë me gjak nga UÇK-ja”, tha mes tjerash, Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
(Kosova Sot Online)